Një moment i koncertit të Drake është bërë viral në mesin e përdoruesve të shumtë në TikTok, duke u shpërndarë nga llogari të shumta.
Kjo për faktin se reperi i njohur kanadez, ka dëshmuar edhe njëherë respektin që ka për shqiptarët.
Derisa Drake po përformonte në skenën gjigante, adhurues të shumtë që kishin ardhur për ta dëgjuar po brohorisnin për këngët e tij, e njëri prej tyre bëri më shumë se kaq.
@anita_mernacaj #drake #drakeconcert #albanian #shqipe #aubrey ♬ original sound – anita_mernacaj
Ai solli në koncertin e reperit kanadez një flamur të Shqipërisë, dhe vendosi që t’ia falë.
Drake pa hezitim e mori flamurin në duar dhe e valoi para të gjithë adhuruesve të tij që kishin ardhur për ta dëgjuar.
Nuk është hera e parë që Drake shpërfaq respektin e tij ndaj shqiptarëve, kjo pasi në këngën e tij “Polar Opposites”, ai veshi një xhaketë të kuqe me shqiponjën dy krenare; madje, në tekstin e këngës Drake përmendi edhe Prishtinën.
Ai është padyshim një nga reperet më të suksesshëm në botë dhe këngët e tij kanë thyer një mori rekordesh. /Telegrafi/
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat