Një paciente 11 vjeçare e cila është gati për transplantin e zemrës, është lënë pa fjalë, teksa Drake e befasoi atë në spital, pasi ajo zbuloi se kishte vetëm dy dëshira: të merrte një zemër të re dhe të takohej me reperin kanadez.
Drake ka publikuar një fotografi të ëmbël në Instagram të vizitës së tij në spital, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
“Unë dhe dashuria ime Sofja flasim për Justin Bieber dhe Basketbollin”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.
Reagimi admirues i Sofjes ndaj surprizës së Drake u kap gjithashtu nga kamerat.
Sofia është parë e buzëqeshur dhe tejet e emocionuar teksa ka takuar idhullin e saj.
Pastaj Drake e pyet atë se çfarë po shikon në kompjuterin e saj, dhe vajza me pak turp, i tregon se po ndiqte dramën e njohur “CW Riverdale”.
“A keni parë atë? Është në Netflix”, fillon t’ia shpjegojë reperit vogëlushja 11-vjeçare.
“E kam parë një herë apo dy herë”, thotë Drake duke qeshur, para se ta pyeste vogëlushen se “a do ta përqafonte?”.
“Po të lutem”, i përgjigjet Sofia me kënaqësi, duke kërcyer nga shtrati i saj i spitalit për t’i dhënë atij një përqafim të madh.
“Unë jam aq i lumtur që të shoh”, i thotë Drake, ndërsa Sofia më pas vazhdon duke i thënë: “Unë jam aq e lumtur që erdhe!”
Të dy më pas shkëmbyen disa fotografi me njëri-tjetrin, të cilat i postuan në Instagram, ndërsa kënduan së bashku edhe këngën e famshme të Drake, “God’s Plan”.
Ai gjithashtu i dhuroi Sofjes autografin e tij, por jo përpara se të kërkonte fillimisht firmën e saj.
Sofja u diagnostikua së fundmi me kardiomiopat, një gjendje e muskujve të zemrës që mund ta bëjë të vështirë për zemrën të japë gjak në trup dhe potencialisht mund të çojë në dështim të zemrës.
Një transplant zemre shpesh nevojitet për të mbijetuar, dhe Sofja është aktualisht në listën e pritjes.
Sofja iu nënshtrua operacionit të hapur të zemrës tre javë më parë në mënyrë që të lidhë një pompë mekanike për të ndihmuar në mbështetjen e zemrës së saj dhe rrjedhjen e gjakut.
Kirurgjia shpesh shërben si urë për transplantimin e zemrës dhe kryhet vetëm katër herë në vit në Spitalin e Fëmijëve të Lurie.
Sofja, e cila festoi ditëlindjen e saj të shtunën, kishte vetëm dy dëshira: të merrte një zemër të re dhe të takohej me Drake.
“Kjo është dhurata më e mirë e ditëlindjes që kam pasur. Faleminderit shumë Drake që erdhe për mua”, ka thënë ajo.
Dr Bradley Marino, kardiolog i Sofjes, tha se dita ishte “shumë e veçantë”.
“Ajo erdhi me dështim të zemrës, ajo ishte aq e sëmurë”, tha ai.
Miq të ngushtë dhe familjarë gjithashtu u mblodhën rreth Sofjes, e cila do të fillojë klasën e pestë këtë vjeshtë për ta ndihmuar atë në zbutjen e disa prej streseve dhe presionit mbi të dhe të afërmit e saj më të dashur.
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...