Ishte raportuar një rrahje masive në një lokal në qytetin amerikan të Los Angelosit.
E gjithë ngjarja kishte ndodhur më 24 mars të këtij viti, ku ishin të përfshirë Drake dhe Odell Beckham, Jr dhe ish i dashuri i Kourtney Kardashian, Younes Bendjima, por videoja është publikuar gjatë ditës së sotme nga TMZ.
Në hyrje të klubit të natës “Delilah”, rreth orës 02:15, Drake, Odell dhe disa miq të tyre po largoheshin nga hyrja e pasme e klubit kur një punonjës hapi derën që dërgon në parkingun. /telegrafi/
Punonjësi nis të flet me grupin e djemve, ku me sa duket në një moment i qorton ata dhe Younes i jep disa grushte në kokë punonjësit.
Një anëtar tjetër vazhdon edhe me një serinë të grushteve dhe në momentin që po rrëzohej në tokë, Younes e kap për flokë djaloshin dhe vazhdon sulmin.
Burimet e zbatimit të ligjit tregojnë për TMZ, punonjësi paraqiti një raport të policisë, por ndryshoi mendje dhe vendosi të mos e vazhdonte çështjen.
Ndryshe, Drake është përfshirë në rrahje të tilla edhe në vitet e kaluara, gjë që nuk është e çuditshme ta shohim në këso pozitash.
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...