Google ADS

Drake dhe Future paditen për dhunim

11:01 | 23 Gusht 2017
Arbresh.info

Drake dhe Future janë paditur me 25 milionë dollarë nga një grua e cila ka thënë që ishte dhunuar në koncertin e tyre, nga një person që lidhet me lokacionin ku është mbajtur ky koncert.

Ajo ka thënë që ishte pjesë e koncertit të tyre në Bridgestone Arena në Nashville, ku një person nga Bridgestone Arena i është afruar dhe i kishte thënë që do ta dërgoj në prapaskenë për ta njoftuar me Drake dhe Future.

Gruaja e ka ndjekur këtë person, i cili është identifikuar si Leavy Johnson, kur edhe kishte ndodhur sulmi fizik dhe psikologjik.

Drake dhe Future ende nuk kanë dhënë ndonjë koment rreth kësaj ngjarje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme