Artisti i njohur shqiptar do të bushte 40 vjet sot, më 28 shkurt.
Dr.Flori një ndër artistët më të dashur për publikun ka vite që nuk ndodhet më mes nesh. Humbja e tij është e pazëvendësueshme për familjarët, miqtë dhe shoqërinë e tij më të ngushtë.
Këtë të enjte të 28 shkurtit, i ndjeri Dr. Flori do të festonte 40 vjetorin e lindjes së tij.
Miku i tij më i ngushtë, Landi, e ka kujtuar atë me një postim në ‘Instagram’, ku krahas fotos së postuar shkuan; “Sot 40”.
Duhet të përmendim që djemtë e grupit ‘West Side Family’, janë kthyer në mbështetjen më të madhe të familjes së këngëtarit pas ndarjes së tij nga jeta dhe kanë qenë gjithmonë pranë fëmijëve të tij.
Dr. Flori u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare, duke lënë pas mjaft trishtim, por edhe këngë tepër të suksesshme.
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...