Humbja në sfidën e rezistencës e ka “demotivuar” Olta Gixharin.
Aktorja donte shumë të qëndronte deri në fund të lojës, por si pjesa më e madhe u skualifikua.
Së fundmi në një bisedë më Krist Aliajn, ajo u shpreh se pavarësisht dëshirës për të qëndruar deri në fund, e dinte se nuk do të fitonte.
Kjo pasi, sipas Oltës ajo asnjëherë nuk fiton. Pas kësaj situate ajo është shprehur e bindur se as “Big Brother Vip” nuk do ta fitojë.
“A të thashë që unë nuk fitoj asnjëherë asnjë lojë. Dhe jam futur në një garë. Një njeri që nuk fiton kurrë, është futur në një garë.
Kam fituar disa gjëra, jam e fituar. Do fitoj edhe disa gjëra dhe do iki pastaj. Se “Big Brother” nuk e fitoj unë. E dija që kur u futa, varja se nuk e them dot. Nuk fitoj, e di, e ndjej,”u shpreh Olta në një bisedë më Kristin.
Nuk është hera e parë që Olta bën deklarata të tilla pasi dhe më parë ajo ak thënë që Luizi do jetë fituesi i këtij BBV.
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...