Prej ditës së djeshme mediat kanë shkruar për largimin e një prej çifteve më të spikatur të këtij edicioni në “Big Brother”, Donjeta dhe Damiano.
Donjeta duket se nuk e ka përballuar dot qëndrimin e izoluar brenda shtëpisë së “Big Brother”, duke kërkuar që të largohet nga ky edicion, ende pa filluar mirë spektakli.
Kjo ishte java e parë e çiftit si banorë zyrtar të shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe vajza nga Kosova ka vendosur të heqë dorë në ditën e katërt.
Por si qëndron e vërteta e largimit dhe arsyeja që e shtyu Donjetën të kërkonte të dilte?
Burime për Blitz.al nga njerëz të showbiz-it në Prishtinë janë shprehur se Donjeta jashtë ka një partnere femër që e pret dhe është shumë xheloze.
Kjo histori në jetën e saj ka ndikuar dhe në lojë.
Gjithashtu të njëjtat burime kanë treguar se ajo është një nga vajzat më të pashme në Kosovë.
Kjo është edhe arsye përse ajo nuk u puth tek loja “Kiss” që u zhvillua fillimisht gjatë programit të së shtunës.
Deri tani Donjeta nuk ka pranuar gjatë qëndrimit të saj në shtëpi se i pëlqejnë persona të të njëjtit seks megjithatë që në momentet e para që ajo u bë çift u vu re se mes saj dhe Damianos nuk kishte kimi apo tërheqje fizike.
Kujtojmë se njëkohësisht konkurrent me të është dhe vëllai i saj Liridoni, i cili aktualisht qëndron në shtëpinë e beqarëve në Big Brother.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030