Mbrëmë është mbajtur nata finale e Big Brother.
Donaldi nuk ka arritur që ta marrë çmimin e madhe prej 100 mijë eurosh.
Mirëpo pas daljes nga shtëpia ai ka reaguar për herë të parë në Instagram.
Ai ka falënderuar fansat e tij për këtë mbështetje të madhe që i është bërë.
“Jam munduar që të nxjerr një video për të falënderuar të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur realisht. Nuk e di se si mund ti falënderoj të gjithë ata njerëz që më kanë mbështetur. Kanë qenë shumë. Nuk di se si t’jua shpreh mirënjohjen, është ndjenjë fantastike, nuk e kam përjetuar asnjëherë ndjesinë e mbështetjes së njerëzve duke më mbështetur në këtë mënyrë duke shpenzuar lekët e tyre, eurot e tyre për të më dhënë mua një fitore që nuk e mora. Gjithsesi ju përshëndes pafund dhe ju dua shumë.
Donaldi thotë se për të shprehur falënderim për ata që e kanë përkrahur dhe mbështetur në këtë rrugëtim, do të ndërtojë 4 shtëpi, 2 në Shqipëri e 2 në Kosovë.
Në këtë nismë fton edhe Ilir Shaqirin, fituesin e edicionit të parë të Big Brother VIP duke i thënë se “mund ta bësh me mua”.
“Do shihemi se e kam një telefon në dorë dhe do kemi video të tjera. E kam zemrën mal. Doja të shtoja që vërtet nuk e fitova çmimin e madh, por kam vendosur që ato 100 mijë euro ti shtoj nga vetja ime për të ndërtuar 4 shtëpi për njerëzit në nevojë, 2 shtëpi në Kosovë dhe 2 shtëpi në Shqipëri. 100 mijë euro që do ti vendos nga vetja ime se është më e pakta që mund të bëj për njerëzit që më kanë përkrahur. Patjetër që do kisha dëshirë që të ftoja dhe fituesin që të më bashkohej në këtë nismë për këtë komb që na ka mbështetur. Unë do ta bëj, kështu që nëse dhe ti do, mund ta bësh me mua” ka thënë ai.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...