Puthja e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt në ‘Big Brother VIP 1’ është cilësuar si një ndër momentet më romantike në ekranet shqiptare dhe është ndër videot me më shumë klikime në rrjet.
Por, Donaldi nuk ka pasur guximin ta shohë atë moment.
Kështu tha ai në një intervistë në “E Diell”, duke pranuar se edhe pse është një moment shumë emocionues, që ai nuk ka patur guximin ta shohë si video, jo vetëm këtë por të gjitha videot e Big-ut.
“Unë tani po e shikoj. Që kur kam dalë nga Big-u unë nuk e kam parë, nuk e kam patur atë guximin më saktë. Këtë video e ka publikuar Romeo. Ka qenë takimi im me Borën, shumë emocional, shumë drithërues. Të gjitha emocionet, kanë qenë emocione të forta. Unë nuk besoj shumë tek statistikat, se nuk rri t’i shoh dhe t’i kontrolloj por si emocione dhe moment ka qenë shumë i fortë dhe mendoj se është një nga ato emocione që nuk ka për t’u larguar ndonjëherë nga mendja dhe nuk kanë për t’u harruar kollaj. Ka qenë një emocion i vërtetë, një emocion i sinqertë, një situatë e komplikuar dhe një ndjenjë shumë shumë e fortë”.
I pyetur nga drejtuesi i programit nëse e ka diskutuar me Borën këtë moment, ai është përgjigjur:
“Ka patur diskutime, debate, sherre, luftë, bomba, mina dhe të gjitha. Kanë kaluar por unë personalisht që të futem dhe ta shikoj, nuk kam patur guximin ta bëj sepse nuk kam dashur t’i kthehem edhe njëherë emocioneve, e kam patur me frikë“, u shpreh Donaldi.
”Karta e Romës”: ”Albania” fjala më e kërkuar e medias itali...
Mark Zuckerberg konfirmoi: Më shumë se 100 milionë përdorues...
Për çfarë e vë në siklet Sara-Drilonin?
Kosova dhe Shqipëria mbledhje të përbashkët Kuvendi, publiko...
Rina Balaj thumbon Butrint Imerin: Është i mbivlerësuar
Gresa e imiton Drilonin se si e përqafoi Saren për herë të p...