Përkundër se në Big Brother VIP Albania 3 është Romeo Veshaj, deri më tani një nga emrat më të përmendur nga jashtë nuk ka dyshim se është Donaldi.
Ai është komentuar në çdo situatë, ndonëse edhe se ka qenë pjesë e këtij formati në edicionin e parë.
I njëjti i ftuar në ‘Fan Club’ tha që nuk e ka besuar se do të jetë aq i përmendur nga banorët.
Prezantuesi dhe finalisti i Big Brother theksoi po ashtu që konkurrentët kanë një mllef me të dhe se nuk e di arsyen.
“Asnjëherë nuk e kisha besuar se do të përmendsha kaq shumë brenda. Më beso dhe nga këta lojtarët e fortë që kanë argumente, që bëjnë analiza, skema. Nga këta nuk besoja kurrë se do të përmendesha aq shumë. Unë përmendem brenda, se di çfarë i kam bërë Julit edhe personave tjerë”, tha ai.
Veshaj shtoi: “Nuk e kuptoj çka mllefi kanë me mua, me Romeon mirë, por përse me mua?. Këta që përmendën njerëz nga jashtë, nuk kanë argumente”.
Donaldi viteve të fundit ka qenë shumë i pranishëm në media për shkak të angazhimeve, punës si dhe jetës private. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...