Që pas mbarimit të “Big Brother VIP Albania” gjërat nuk kanë qenë më njësoj për ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ka pasur shumë përçarje dhe krisje të cilat nuk dihen nëse do rregullohen ndonjëherë, apo do mbeten kështu siç janë.
Edhe pse fitues doli Ilir Shaqiri, producentja Sara Hoxha, u shpreh se gjërat nuk mbarojnë këtu, pasi do të ketë edhe tre puntata të tjera post “Big Brother VIP”, ku të gjithë pyetjet e publikut do të marrin përgjigje.
Mesa duket, ndërkohë që produksioni po xhiron post “BBV”, thuhet se mes gjithë ish-banorëve të këtij spektakli, ka munguar aktori Donald Veshaj, i cili doli i dyti nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me çështje personale të aktorit apo me një konstestim të mundshëm të rezultatit.
Kujtojmë që vëllezërit Veshaj janë përplasur me produksionin e Top Channel, pas shpalljes së Ilir Shaqirit si fitues.
Si rrjedhojë Donaldi ka fshirë nga Instagrami emisionin që iu bë dhuratë nga produksioni, i titulluar “Më Lër të Flas”. Këtë emision ai do ta moderonte me vëllain e tij, Romeo Veshaj, por duket se edhe ky i fundit ka hequr dorë nga projekti, duke bërë të njëjtin veprim si Donaldi.
Madje, u bë e ditur se binjakët së bashku me Trixën kishin refuzuar të shkonin në afterparty me ish-banorët e tjerë dhe produksionin.
Gjithashtu Donald Veshaj ka reaguar për herë të parë në rrjetet e tij sociale me anë të një videoje falënderuese për të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur.
Aktori shprehet se nuk e fitoi “Big Brother VIP Albania”, por ka vendosur që me 100 mijë euro nga xhepi i tij të ndërtojë 4 shtëpi për njerëzit në nevojë.
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...