Donald Veshaj flet përsëri për lidhjen me Bora Zemanin

14:09 | 19 Tetor 2021
S D

Big Brother VIP nisi rreth dy javë më parë dhe ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të situatave të ndryshme të krijuara nga banorët e shtëpisë të cilët ka bërë për vete publikun.

Pjesë e spektaklit të njohur janë emra të famshëm shqiptarë e të cilët nuk kanë hezituar që të tregojnë histori personale, tradhti e shumë të pathëna nga jeta e tyre.

Një diskutim i tillë personal ishte edhe ai mes aktorit Donald Veshaj dhe ish-futbollistit, Granit Cana, të dy kanë treguar për historitë e fundit të dashurisë.

Donaldi si rrallë herë ka folur për romancën me prezantuesen e njohur shqiptare, Bora Zemanin, me të cilin ka qenë në lidhje një kohë të gjatë, dyshja madje edhe dolën publikisht.

“Ka 4-5 muaj që jemi ndarë. Po e kam dashur. Kemi qenë bashkë 2 vjet e gjysmë, kemi bashkëjetuar. Ka qenë diçka e fortë fare, por jeta bën të vetën”, ka thënë Donaldi për lidhjen me Borën.

Në anën tjetër edhe Graniti u shpreh se ka qenë në lidhje me një vajzë me të cilën ka bashkëjetuar dhe kanë qenë të pandashëm, por siç u shpreh ai raporti u konsumua dhe ndarja ishte vendimi i duhur.

Ndërkohë, kujtojmë që së fundi, moderatorja Bora Zemani ka reaguar për lajmet e fundit lidhur me raportet e saj me Donaldin dhe banorën tjetër të Big Brother VIP, Semi Jaupaj të cilën e ka mike të ngushtë.

Një lidhje e supozuar që mund të lind mes Donaldin dhe Semit, Bora përmes një postim të gjatë në InstaStory, u shpreh se ata të dy janë të lirë të marrin çfarëdo vendimin për raportet me vete, por që nuk beson se mund të ketë diçka më shumë se miqësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme