Presidenti amerikan Donald Trump ka shprëndar një fotografi së bashku me yllin televiziv, Kim Kardashian nga zyra Ovale e Shtëpisë së Bardh pas një takimi ku diskutuan për reformat në burgje.
Ylli televiziv kaloj rreth një orë në shtëpinë e Bardh ku u takua edhe me dhëndrin e Presidentit, Jared Kushner e cila përfshiu edhe një bisedë me Trumpin rreth drogës, reformave në burgim dhe burgimit të përjetshëm të Alice Marie Johnson.
Avokati Brittany Barnett deklaroj për Daily Mail, se Kardashian u takua me Presidentin për të diskutuar për faljen e 63 vjeçares e cila po e vuan dënimin me burg.
Alice Marie Johnson ka qenë pas hekurave për më shumë se dy dekada për vepër të drogës.
Johnson u dënua me burgim në vitin 1996 me akuzën për ndërmjetësimin në mes të shprëndarësve të drogës dhe shitësve.
Arsyeja e përfshirjes së Kim në këtë rast ishte kur ajo pa një video të shkurt të saj në rrjetet sociale, ajo poashtu ka kontaktuar avokatin e saj, Shawn Holley, që të merrej me rastin.
Pas takimit, Kim Kardashian nga Shtëpia e Bardh u mirëpritnë shtëpinë e vajzës së Presidentit, Ivanka Trump dhe Jared Kushner./Arbresh.info/
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...