Google ADS

Don Xhoni ua mbyll gojën kritikuesve që thanë se nuk është duke bërë asgjë

14:59 | 8 Shtator 2020
Arbresh.info

Don Xhoni tregoi se a është duke punuar ndonjë projekt të ri muzikor.

Don Xhoni është një prej emrave më të rinj të skenës muzikore shqiptare, i cili po ecën me hapa të sigurt drejt suksesit.

Ai ka pak këngë të publikuara që prej kur u bë emri i tij i njohur në publik, por ato këngë u pritën shumë mirë në publik.

Së fundi, Don Xhoni u kritikua nga ndjekësit, të cilët i thanë se nuk po bën asgjë gjatë kësaj kohe dhe për këtë iu replikoi menjëherë.

“Jo 1 kang, po 3 janë realizuar 80%. Për disa nga ju që po mendoni se nuk jam duke bërë gjë. Tre projekte tejet të mëdha që kanë kërkuar kohë”, ishte përgjigja e reperit.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Don Xhoni është “Break down”, në duet me Enca Haxhinë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme