Don Xhoni ka publikuar këngën e tij të re me titull “Crypto” ku po konsiderohet si një “diss” jo vetëm ndaj Majkut dhe Noizyt por edhe ndaj Ledrit.
Ledri që pas largimit nga “Babastars” ka zgjedhur tu qëndrojnë larg “diss-eve” dhe përplasjeve që ndodhin mes reperëve.
Përtej kësaj Ledri ka “bërë paqe” edhe me Noizyn dhe me Getoar Selimin.
Në këngën e re të publikuar mbrëmë, Don Xhoni u kundërpërgjigjet të gjithë atyre që thonë se u bë i famshmën brenda natës.
I fundit që e ka thënë këtë gjë ka qenë Majk, i cili i ftuar te Meriton Mjekiqi në freestyle e tij tha: Ke dhez pahiri, po mendon se ke mrri. Dallojnë ata që dhezin dhe ata që shkruajnë histori. Po qysh ka dhez shpejt iu ka hy uji. Menduat se u bëtë shpejt, por fama ju ka mashtruar.
Pas këtyre fjalëve “shpërtheu” rrjeti, ku morri vëmendjen e të gjithë fansave, por i vetmi që qëndroi në heshtje ishte Don Xhoni.
Ai zgjodhi të thyente heshtjen përmes publikimit të “Cryptos” ku edhe dha përgjigjje për të gjithë ata që e “sulmuan”.
“U çu në këmbë një industri, ua dridha unë me temel. Don Xhon histori me hi hyn, por më nuk del.”, thuhet në këngën e Don Xhonit.
Kur bie fjala për “sulmin” ndaj Don Xhonit se morri famë shpejt, e kishte thënë edhe Ledri Vula, i cili ishte i ftuar te Meriton Mjekiqi dhe ku shumë shkurt përmes “frrestyle-it” të tij i kishte bërë “diss” reperit.
“Ti talent Wifi, dy lidhje s’i ki. Garant as vet nuk e di qysh ke mrri. Ju nuk jeni fansa, jeni nxënësa. Sot profesori është nervoz. Jashtë krejt klasa.”, kishte thënë Ledri.
Nëse i bëjmë bashkë këto dy pjesë duket se ata kanë nisur t’i bëjnë “diss” njëri-tjetrit ndonëse janë miq dhe i kemi parë disa herë në rrjetet sociale.
Nga ana tjetër, nuk ka munguar një përgjigje as për Finemin, i cili e ironizoi dhe e shau Don Xhonin në një video-live që realizoi në “Instagram” ditë më parë.
E menjëherë pas kësaj ai u shfaq në krah të Noizyt, ku edhe ky i fundit nuk ka raporte të mira me Don Xhonin.
Në “Crypto” Don Xhoni thotë: Gjujna si NATO, kjo nuk është Totorino.
Kjo pasi në një nga këngët që do nxjerrë së shpejti Finemi e konsideron veten Totorino.
Deri tani nuk ka ende asnjë përgjigje nga reperët, por “loja” në hip-hopin shqiptar sapo ka filluar.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...