Don Xhoni shtron iftar në Shtëpinë e të Moshuarve

22:52 | 2 Maj 2021
A. B.

Rep-artisti i njohur, Don Xhoni, ka debutuar tani edhe në tregun ndërkombëtare me prodhimtarinë muzikore.

Shpesh herë ai ka treguar se është edhe human, duke hapur zemrën për persona me nevojë, shkruan portali c

Së fundmi, reperi ka vendosur që të dhurojë një iftar për shtëpinë e pleqve të drejtuar nga Halil Kastrati i cili ky i fundit ka ndarë imazhin me Don Xhonin duke e falënderuar atë për mbështetjen.

Sot Iftari te shtepia e te moshuarve u dhurua nga Xhonatan Isufi DON XHONI

Zoti e shperblefte!

Posted by Halil Kastrati on Sunday, 2 May 2021

“Sot Iftari te shtepia e te moshuarve u dhurua nga Xhonatan Isufi DON XHONI”, shkroi Halil Kastrati.

Sa i përket karrierës muzikore, “Maffia” ndërkaq mbetet realizimi i fundit i Don Xhonit i lansuar në fillim të muajit prill.

Deri më tani, projekti ka grumbulluar mbi shtatë milionë klikime. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme