Ka vazhduar debati ndërmjet Don Xhonit dhe këngëtarit të njohur, Sinan Vllasaliu.
Reperi nga Drenica është irrituar me kritikat që Vllasaliu ia bëri atij dhe Mozzikut në një televizion shqiptar.
Don Xhoni, në një video, shihet i nervozuar me sjelljen e Vllasaliut, duke e sugjeruar këtë të fundit që të “ketë kujdes me hundën”.
“Zotëri Sinanit i them kujdes me hundën se ti e mbyt hundën, kontrollo veten, shiko çka po flet se nuk duhet të flasësh gjëra palidhje, i nderuar koleg se i ke do vjet, duhet të bëhesh gjysh, duhet t’i gëzosh nipat e të iu flasësh për histori dhe për muzikë e jo të filozofosh”, dëgjohet të thotë Don Xhoni.
Ndërkohë, reperi tutje u shpreh se nëse Sinani ka nevojë për mbështetje mund t’i shkruaj dhe ai është i gatshëm t’i ndihmojë.
“Kush na njeh e dinë që jemi prej njerëzve që nuk ka shanse t’i bimë në qafë askujt, por as nuk lëmë askënd të na provokojë, kujtdo që ia merr mendja sa i përket asaj pune, e kam cek e dini lokacioni, nuk e kemi problem, por jo të flas ashtu se i ka do vjet, jemi rritë me muzikë të tij, nuk duhet të bie në atë nivel një artist i madh si ai, nëse ka nevojë për mbështetje le të më shkrun, e përkrahim pa problem”, ka thënë reperi i hiti “Corazon”. /arbresh.info/
lexo edhe:
Sinan Vllasaliu ‘shpërthen’ ndaj këngëve të Mozzikut dhe Don Xhonit: Turpi i botës
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad