Google ADS

Don Xhoni publikon këngën e re “Ju përshëndes”

22:41 | 14 Nëntor 2023
E.H

Reperi i njohur, Don Xhoni ka publikuar sot këngën e tij më të re, e cila mban titullin ‘Ju përshëndes”.

Artisti nga Drenica projektin e ri e ka shoqëruar edhe me video-klip, të cilën e ka bërë produksioni “Sekuence”.

Producent i këngës është Rzon, teksa për tekstin u përkujdes vet Don Xhoni.

“Ju përshëndes” tashmë gjendet e publikuar në kanalin zyrtar të reperit në YouTube, dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të tij./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme