Don Xhoni në përkrahje të Ramiz Lladrovcit

21:42 | 10 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Kryetari aktual dhe kandidati edhe për një mandat për Drenasin, Ramiz Lladrovci, ka marrë mbështetje nga reperi Don Xhoni.

Lladrovci në Facebook ka postuar një fotografi me reperin nga Drenasi.

“Me Don Xhonin, si çdo herë, bashkë për Drenasin! Vitin e ardhshëm, bashkëpunimi ynë do të kurorëzohet me “Muajin e Mërgatës”. Sërish Drenasi do të bëhet epiqendër e Kosovës për mërgatën. Miqësia jonë ka shumë të përbashkëta, vazhdojmë!”, ka shkruar Lladrovci./arbresh.info/

Ramiz Lladrovci, kandidat i PDK-së, më 14 nëntor do të përballet në balotazh me Driton Ajazin nga Iniciativa Demokratët për Drenasin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme