Google ADS

Don Xhoni flet për sherret me Noizyn dhe Finem, habit të gjithë me rrëfimet

22:12 | 6 Nëntor 2022
E.H

Këngëtari i njohur shqiptar, Don Xhoni ishte i ftuari i parë i autores dhe moderatores Luana Vjollca në premierën e emisionit “Zemër Luana”.

Ai u vendos në një sfidë përballë reperëve shqiptarë, me disa prej të cilëve ka patur “diss”-e e përplasje hera-herës, Don Xhoni surprizoi të gjithë.

Në skenë u vendos “Rrota VIP”, ku rrotullohet dhe ndalon tek personi që Don Xhoni qëllon me armën e paintball dhe në këtë moment i bëhet një pyetje pikante mbi reperin, ku ai mund të refuzojë të përgjigjet por duhet të japë vetë nga një koment për ta.

Teksa në rrotën VIP ai qëlloi foton e Finem, me të cilin u përfolën për një sherr masiv si në rrjete sociale ashtu edhe në jetën reale, por Don Xhon vendosi tu japë fund aludimeve dhe të habisë me përgjigjen.

Ai u shpreh se Finem është një djalë i mirë dhe se mes tyre nuk ka patur kurrë diçka dhe i uroi suksese.

Pothuajse e njëjtë ishte përgjigjja edhe për reperin, Noizy.

I pyetur se a ka lëshuar kunja në drejtim të Noizyt  dhe çfarë ka ndodhur mes tyre, Don Xhoni u tregua i sinqertë.

“Me Noizyn na ka njoftuar një mik i përbashkët i joni, është shumë çun për toke. I kemi treguar njëri-tjetrit që nuk kemi probleme. Kunjat ishin “funny”. Kam respekt për të” përfundoi reperi Don Xhoni./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme