Google ADS

Doli ilegalisht kënga e tyre, Mozzik dhe Tayna detyrohen ta përafrojnë datën e publikimit

21:01 | 21 Janar 2020
Trina Galanxhi

Mozzik dhe Tayna do ta publikojnë këngën e re më shpejtë se që e kishin në plan.

Rep-artistët, Mozzik dhe Tayna, kanë bashkuar idetë për projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.

“Edhe ti” titullohet kënga e cila pritej që të publikohej më datë 28 të këtij muaji, mirëpo pasi dikush ua nxorri në rrjet këngën ilegalisht, dyshja u detyruan ta përafrojnë datën e publikimit.

Projekti i tyre i përbashkët muzikor, kënga “Edhe ti” e cila është realizuar edhe me videoklip, publikohet ditën e nesërme pra me datë 22 të këtij muaji.

Ishte Mozzik ai i cili e bëri të ditur këtë nëpërmjet postimit të një Instastory.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme