Dokumentari “Half Time”, i cili jep një pasqyrë të re në karrierën e Jennifer Lopez, por që flet edhe për jetën e saj private, nga 14 qershori do të shfaqet në Netflix.
Premiera e dokumentarit u shfaq më 8 qershor në Festivalin e Filmit Tribeca.
Organizatorët e Tribeca e shpallin këtë trajtim filmik dhe muzikor si një dokumentar që trajton momentet e vështira të karrierës së saj, por edhe jep një pasqyrë të jetës së saj familjare me fëmijët dhe të fejuarin, aktorin Ben Affleck.
Dhe ndërsa presim historinë e J. Lo në Netflix, me regji të Amanda Michell, është mirë të kujtojmë dokumentarët më të mirë që trajtonin yjet më të mëdhenj të muzikës të të gjitha kohërave.
I pari në listë është Martin Scorsese, i cili në asnjë moment të punës së tij filmike nuk e fshehu se sa shumë i do Rolling Stones, sepse janë këngët e tyre që rezonojnë nga filmat e tij, transmeton KP.
Scorsese nuk mundi t’i rezistonte shikimit të grupit të tij të preferuar rock në turne, kështu që ai regjistroi dy koncertet e tyre më 2006 në Nju Jork, dhe rezultati është një “Lavdi e Përjetshme” mbresëlënëse, një koncert-dokumentar që fiton me produksionin më të mirë.
Megjithatë, shumë do të thonë se dokumentari i tij më i mirë muzikor është “The Last Waltz”, në fakt një rekord i koncertit të fundit të kultit The Band më 1976 në San Francisko.
Përveç kësaj, Scorsese kishte “gishtat” e tij në një tjetër dokumentar të famshëm të vjetër, dhe bëhet fjalë për “Woodstock” të vitit 1970.
Listës së filmave që duhet të shihen para këtij të fundit për J. Lo-n, janë “In Search of Sugar Man”, “Marley” nga regjisori skocez Kevin MacDonald dhe “Rolling Thunder Revue”, një histori për Bob Dylan. /arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...