Google ADS

“Do dalësh po dola unë?” Sara pyet Bardhin, ja si përgjigjet ai

15:35 | 5 Mars 2024
K.B

Zarfi i zi, si pasojë e përplasjes me Françeskën ka bërë që Sara të dyshojë se në spektaklin e sotëm do të eliminohet me vendim të “Vëllait të Madh”, i cili anuloi televotimin dhe njoftoi se më shumë sqarime do të bëhen sot.

Teksa ishin duke biseduar në shtrat, Sara, pyet Bardhin nëse do të dalë dhe ai nga shtëpia në qoftë se ajo eliminohet, Bardhi i është përgjigjur se edhe ai ka qëllimet e tij, duke lënë të nënkuptuar se nuk do të bënte një gjë të tillë.

Sara: Shtëpi do iki, s’do ti të iki unë? U përpoqa, e dua këtë lojën shumë. Edhe po ika, shtëpi do jem

Bardhi: Se nuk ka arsye

Sara: E di që nuk ka, por nëse iki.. ti do dalësh po dola unë?

Bardhi: Ë?

Sara: S’del ti, sepse s’do vetë. Unë të lej, a do të vish hajde. Unë gjithmonë e kam thënë për ty

Bardhi: Kemi rënë dakord për diçka tjetër

Sara: Je shumë frikacak

Bardhi: Nuk jam frikacak, kam dhe unë qëllime

Sara: Okay vazhdoi, nëse dal unë, ti vazhdoi qëllimet e tua, unë të miat. Unë dal për ty, ti nuk del për mua./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme