Fituesi i “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri ka zbuluar se në muajin qershor do të realizojë një dasmë prej vërteti, pasi është martuar vite më parë në Romë me bashkëshorten e tij, Emanuelën vetëm me 14 veta.
“Ne jemi martuar në bashki, në Romë. Jemi martuar dhe unë jam nisur për në Hungari tre ditë për muajin e mjaltit dhe jam kthyer se kisha punë. Jam martuar me 14 veta në tavolinë sepse dasmën e vërtetë do ta bëj në Shqipëri në muajin qershor. Dua ta bëj buzë detit”, tha ai i ftuar në “E diell”.
Më tej, Iliri tregoi se me bashkëshorten është njohur në një program televiziv në Milano dhe se ka qenë Emanuela që ka hedhur hapin e parë sepse ai ishte i fokusuar në punë. Iliri zbuloi se puthja e parë mes tyre ndodhi në Romë gjatë një takimi romantik.
“Pas takimit Emanuela më tha se dukesh i egër nga pamja dhe unë e kapa dhe e putha. S’mund të qëndroja si një djalë i urtë pasi ajo më kishte thënë këtë”, tregoi ai.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...