Ish partneri i Britney Spears, ka folur së fundmi për raportin e këngëtares me djemtë e tyre.
Në një intervistë për ‘Daily Mail’, Kevin u shpreh se ata nuk komunikojnë me maminë e tyre dhe zgjodhën të mos merrnin pjesë në dasmën e saj me Sam Asghari për shkak të fotove të saj nudo.
“Përpiqem t’u shpjegoj atyre: ‘Shiko, mbase kjo është një mënyrë që ajo përpiqet të shprehet.’ Por kjo nuk e justifikon ndikimin negativ që ka tek djemtë tanë. Eshtë e vështirë”, u shpreh ai.
Federline, i tregoi gjithashtu medias se ai dhe djemtishin të mërzitur dhe nga akuza që Spears ngriti në Instagram në prill, duke akuzuar kërcimtarin se refuzoi ta takonte atë kur ajo ishte shtatzënë me një nga djemtë e tyre. Federline kërcënoi të padisë ish-gruan e tij për deklaratën e fshirë që atëherë.
“E gjithë kjo gjë ka qenë e vështirë për t’u parë, më e vështirë për t’u jetuar, më e vështirë për të parë se si djemtë e mi e përjetojnë.. Është gjëja më sfiduese që më është dashur të përballojë ndonjëherë në jetën time”, shtoi ish partneri.
Spears dhe Federline u martuan nga viti 2004 dhe 2006 dhe lidhja e tyre u pasqyrua në një reality show të quajtur “Britney dhe Kevin Chaotic”.
Një vit pas divorcit të tyre, Spearsu shtrua në spital disa herë, rruajti kokën, sulmoi paparacët dhe shkoi në rehabilitim./Lapsi.al
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...