Reperi kosovar, Gjiko dhe kantautorja Filloreta Raçi e njohur si Fifi, publikuan mbrëmjen e së enjtes bashkëpunimin e tyre më të ri.
“Djegi krejt” mban titullin kënga e tyre, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop dhe RnB.
Muzika është realizuar nga producenti Big Bang beats, gjersa për vargjet e tekstit janë kujdesur vet Gjiko dhe Fifi.
Kënga është vizualizuar edhe me një klip, regjia e së cilit është realizuar nga Valon Aziri, shkruan telegrafi.
Ky bashkëpunim për Gjikon i pason këngës shumë të suksesshme të tij, “Gjoni”, e cila është publikuar muaj më parë dhe është pritur mirë nga publiku.
Fifi në anën tjetër po vazhdon të shijojë suksesin edhe të bashkëpunimit paraprak me Gent Fatalin, të titulluar “Pikturë”.
Posta e Kosovës lëshon në qarkullim emisionin e ri të pullav...
“Duhet ta harrojë rolin e sulmuesit të majtë dhe të shënojë ...
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK...