Djali i Elitës dhe Gjikos vjen në shtëpi, publikohen foto nga festa e mirëseardhjes

19:11 | 23 Shkurt 2019
A. B.

Zëri është personazhi më protagonist në median rozë prej disa ditësh! Edhe pse shumë i vogël, ai ka marrë vëmendjen maksimale të shtypit, për shkak të prindërve të tij të famshëm, Elita Rudit dhe reperit Gjiko.

Praktikisht, prindërit e rinj të showbizit shqiptar kanë vendosur që të ndajnë me të gjithë fansat e tyre virtual foto, dedikime emocionuese dhe mesazhe të ndjera për birin e tyre, të cilin e quajtën me emrin  Zëri.

Por, i vogli i tyre sot për herë të parë është futur në shtëpi dhe tashmë ky ritual është kthyer në një traditë speciale për vetë prindërit, por edhe familjarët që përpiqen t’i japin nota surprizuese gjithë atmosferës. Njësoj ka ndodhur edhe me Zërin.

Ka qenë mamaja e reperit Gjiko, Lirije Gjikolli ajo që ka postuar një kolazh fotosh nga dy tortat e veçanta, tollumbacet, detajet e dekorit në ngjyrë blu dhe mikëpritja e pjesëtarit më të ri të familjes nuk mund të ishte më e veçantë se kaq!

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme