Zëri është personazhi më protagonist në median rozë prej disa ditësh! Edhe pse shumë i vogël, ai ka marrë vëmendjen maksimale të shtypit, për shkak të prindërve të tij të famshëm, Elita Rudit dhe reperit Gjiko.
Praktikisht, prindërit e rinj të showbizit shqiptar kanë vendosur që të ndajnë me të gjithë fansat e tyre virtual foto, dedikime emocionuese dhe mesazhe të ndjera për birin e tyre, të cilin e quajtën me emrin Zëri.
Por, i vogli i tyre sot për herë të parë është futur në shtëpi dhe tashmë ky ritual është kthyer në një traditë speciale për vetë prindërit, por edhe familjarët që përpiqen t’i japin nota surprizuese gjithë atmosferës. Njësoj ka ndodhur edhe me Zërin.
Ka qenë mamaja e reperit Gjiko, Lirije Gjikolli ajo që ka postuar një kolazh fotosh nga dy tortat e veçanta, tollumbacet, detajet e dekorit në ngjyrë blu dhe mikëpritja e pjesëtarit më të ri të familjes nuk mund të ishte më e veçantë se kaq!
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona