Megjithëse ai asnjëherë nuk e kishte pranuar publikisht lidhjen e dashurisë, të gjithë miqtë e rrethit të tij e dinin se balerina e njohur e Tv Klan, Jora Hodo, dhe Dj Sardi janë tre vjet në një romancë.
Dashuria që kishte lindur në ‘Dance With Me’ vijoi edhe jashtë skenës së baletit, madje në pak raste, Sardi dha edhe sinjale nga llogaritë e tij sociale, me ndonjë foto e me mesazhe të koduara.
Një vit më parë, i ftuar te “Rudina”, pyetjen për raportin e dashurisë Sardi e anashkaloi, madje duke përgjithësuar dashurinë, ai tha se është gjithmonë i dashuruar: “Jeta është shumë e shkurtër për të mos dashuruar… “, – dhe shtoi se të dashurosh është një ndjenjë pozitive, edhe pse e përgjithëson ndjenjën duke thënë “duhet të dashurosh ҫdo gjë”.
Ndërsa konkretisht, për një foto të postuar të Jorës, refuzoi të pranonte se ishte në një lidhje me të: “Nuk është e dashura ime, është një mikesha ime shumë e ngushtë…”
Por, së fundi, mësohet se Sardi dhe Jora i kanë dhënë fund lidhjes së dashurisë. Nga miq të afërt me çiftin, ëhstë mësuar se një prej arsyeve të kësaj ndarjeje mudn të jetë edhe një kontratë profesionale e Jorës në Amerikën Latine.
Lajmi nuk është konfirmuar nga çifti, por burimet pranë Sardit dhe balerinës konfirmojnë ndarjen e çiftit./Opinion
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...