Google ADS

DJ Geek prezanton ‘albumin e ri, sonte publikon këngën “Love Of Mine”

11:10 | 30 Dhjetor 2021
A. B.

DJ Geek ka njoftuar fansat e publikun se po vjen me një album të quajtur “EP”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, ku thotë se është shumë i emocionuar për atë që po sjell teksa pjesë e tij do të jetë edhe e dashura e tij, Dafina, shkruan arbresh.info

“Jam shumë i emocionuar t’ju prezantoj të gjithëve me EP-në time, ky është prezantimi me vokalin dhe bukurinë e Dafina Zeqirit “Love of Mine”, kam punuar shumë dhe gjatë për këtë dhe shpresoj t’ju pëlqejë”, u shpreh Geek.

“Mezi pres t’ju tregoj më shumë. Love of mine nesër në ora 18:00”, vazhdoi më tej krijuesi i hitit “Sekreti”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DJ GEEK (@djgeek)

Përndryshe, Dafina është në lidhje me DJ Geek, me të cilin janë pothuajse të pandashëm, kjo edhe fal punës së përbashkët dhe të dy janë pjesë e ekipit të Dafinës “Moneyz”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme