DJ Dagz i dedikon tatuazh partneres së tij, Einxhel Shkires

16:44 | 14 Maj 2024
E.H

DJ i njohur kosovar, Arber Gumnishta apo siç njihet ndryshe me emrin artistik si DJ Dagz ka shprehur edhe një herë dashurinë e madhe që ka ndaj partneres së tij, Einxhel Shkira.

Dyshja, të cilët u njohën gjatë qëndrimit në Big Brother Vip Albania 2, tashmë janë prindër të një djali të cilin e quajnë Trev.

Dagz së fundmi ka bërë një tatuazh të ri që ia ka dedikuar pikërisht nënës së djalit të tij.

Ai ka vizatuar dy duar në dorën e tij, dhe ka shkruar “Ndoshta vetëm prekja e dorës”, duke etiketuar Einxhelin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme