Aktorja Berguzar Korel, e njohur më mirë në zonën tonë si Shehrezadja nga seriali “1001 Netë”, lindi fëmijën e dytë në mars me aktorin 49-vjeçar Halit Ergenc, të cilin e kujtojmë për rolin e Sulejmanit të Madhërishëm.
Mediat turke tani po shkruajnë se çifti i famshëm turk është drejt divorcit, transmeton portal arbresh.info
“Ata nuk bien dakord për shumë gjëra. Gjëja më e keqe është se Haliti nuk donte një fëmijë tjetër sepse ai konsiderohet shumë i moshuar dhe gruaja e tij e bindi atë që ta bënte për gati dy vjet. Kur ajo mbeti shtatzënë, ai ishte shumë i lumtur , por pasi ajo lindi, ajo plotësisht iu përkushtua fëmijës dhe ai tani ndihet i lënë pas dore. Ata kanë vendosur që të ndahen për pak kohë fillimisht, por tani janë në proces divorci”, thotë një burim i afërt i tyre.
Arsyeja e divorcit megjithatë pretendohet që është tradhëtia, pasi 50-vjeçari Halit tashmë ka filluar të korrespondojë me një grua tjetër, e cila gjithashtu është shumë e njohur në Turqi.
“Atij i mungon zelli dhe pasioni. Thjesht kimia është zhdukur, ajo nuk përpiqet aspak, prandaj ai ka gjetur mbështetje diku tjetër”, shtoj burimi.
Fansat e aktorëve të njohur të skenës turke janë dëshpëruar me lajmin./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/B7q9vwqpfij/
https://www.instagram.com/p/CDmRCB_p7lo/
https://www.instagram.com/p/CDWOampJOD0/?utm_source=ig_embed
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...