Vazhdon të flitet për ndarjen e Jolie dhe Pitt.
Duket se edhe pas kaq shumë vitesh Brad dhe Angleina nuk ia kanë dalë të bien në një marrëveshje, shkruajnë mediat e huaja.
Thuhet se gjithmonë po del nga një pengesë gjatë rrugës dhe divorci i tyre ka mbetur vetëm një “mister”.
Së fundmi, shkak për shtyrjen e divorcit është bërë gjykatësi i çështjes, që sipas Angelina-s ka lidhje me avokatin e Brad. Ndërsa sipas New York Post, ky është një justifikim, pasi Angelina në të vërtetë nuk dëshiron që divorci të finalizohet.
“Kjo është një lojë që ajo po luan. Ajo i ka fëmijët për më shumë kohë sesa ai dhe po përpiqet ta mbajë atë sa më gjatë lidhur”, -është shprehur burimi.
Për më tepër, burimi shtoi se Angelina ka “ndjenja urrejtje e dashurie” për Brad dhe kjo është arsyeja pse ajo nuk dëshiron që divorci të finalizohet. Përfaqësues të aktores i mohuan këto pretendime, duke thënë: “Angelina është ajo që paraqiti kërkesën për divorc. Askush më shumë se ajo nuk dëshiron që të bëhet divorci”./Lajmi.net/
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës