Google ADS

Ditë e trishtë për Rita Orën, humb një person shumë të dashur

11:05 | 19 Dhjetor 2020
A. B.

Dita e sotme rezultoi të jetë e trishtë për artisten e famshme, Rita Ora.

Kjo pasi, Ora ka humbur një person shumë të dashur, një fanse të zjarrtë, shkruan portali arbresh.info

Këtë e bëri të ditur vetë këngëtarja, përmes një postimi në Instagram, ku shprehu ngushëllime për vdekjen e Suzanës, një fanse, që e kishte bërë edhe shoqe të mirë.

“Ndihem e shkatërruar të dëgjoj që e bukura Suzzane ka ndërruar jetë. Suzzane ishte një shoqe që erdhi nga një prej fan-page të mia. Ajo ishte gjithmonë një suportuese e madhe dhe me prezencë të madhe në komunitetin e fansave të mi”, ka shkruar Rita.

Ndryshe, sa i përket karrierës muzikore, Rita Ora ka lënë Mbretërinë e Bashkuar dhe ka udhëtuar për në Bullgari për të nisur punën në një këngë të re. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme