Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Teatrit. Për shkak të virusit COVID-19 në Kosovë nuk është paraparë ndonjë aktivitet për të shënuar këtë ditë.
Shënimi i Ditës botërore të teatrit është iniciuar në Kongresin e 9-të botëror të Institutit ndërkombëtar teatror – INT të UNESKO-s në qershor të vitit 1961, ndërsa që nga viti në vijim ai shënohet me datën 27 mars, datë kjo kur është hapur sezona e “Teatrit të kombeve” në Paris. Sot kjo shënohet në mënyra të ndryshme në pothuajse njëqind qendra të INT-së.
Instituti ndërkombëtar teatror INT është themeluar në vitin 1948 nga UNESKO-ja dhe është organizata më e rëndësishme joqeveritare në sferën e arteve interpretuese. INT insiston ta promovojë këmbimin ndërkombëtar të njohjeve, ta stimulojë krijimtarinë dhe ta rrisë bashkëpunimin ndërmjet njerëzve të teatrit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë me qël lim që të përforcohet paqja dhe miqësia mes popujve.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?