Disa orë para nisjes së BBVA, Arbana Osmani ka diçka për të thënë

11:42 | 13 Janar 2024
K.B

Prezantuesja e njohur shqiptare Arbana Osmani ka bërë një reagim në rrjetin e saj social në Instagram, me rastin e nisjes së sezonit të tretë të Big Brother Vip Albania, ku këtë herë nuk do të jetë nën moderimin e saj.

Ajo ka falënderuar, Dritan Hoxhën- Tanin, themeluesin e televizionit Top Chanel, për të cilin u shpreh se do të jetë përjetë falënderuese për besimin që ka pasur tek ajo, atëherë kur askush nuk kishte.

Tutje, ajo falënderon motrat Hoxha, Sarën dhe Lorin, dhe thotë se kanë arritur që për dy vite të gozhdojnë shqiptarët para televizionit.

“Sonte fillon aventura e BB Vip një aventurë e jashtëzakonshme televizive, pjesë e së cilës kam patur fatin dhe privilegjin të jem për shumë vite me radhë.
Përjetë falënderuese dhe mirënjohëse Tanit që më zgjodhi atëherë kur besim te unë nuk kishte askush, dhe Lorit e Sares me të cilat vazhduam për dy vite me radhë të gozhdojmë shqiptarët para ekranit për muaj me radhë duke bërë bashkë gjithë familjen”, shkruan Arbana krahas fotografive që ka ndarë, përcjell Arbresh.info.

Ajo i ka uruar shumë suksese, Ledioni Liços, i cili tanimë dihet se do të jetë prezantuesi i këtij spektakli.

Krejt në fund, Arbana falënderoi edhe ndjekësit e saj për përkrahjen, teksa tha se i donë shumë.

“Shumë suksese sonte mikut tim të vjetët Ledionit dhe gocave të mia. E në fund faleminderit juve ndjekësve të mi për të gjithë vlerësimin dhe dashamirësinë karshi meje, ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë ju dua”, përfundon moderatorja./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme