Google ADS

Dilemat për Borën dhe Beatrixin, Romeo i jep mesazhin e rëndësishëm Donaldit nga jashtë

00:42 | 8 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Prej kohësh komentuesit në rrjetet sociale kanë kërkuar që “Big Brother VIP” të vërë në lojë banorët duke ndërruar Romeon me Donaldin.

Pra në vend të Donaldit të futet Romeo për të parë reagimet e banorëve. Dhe “momenti ka ardhur”. Sonte ai hyri në shtëpi për të surprizuar Donaldin, dhe për të “vënë në lojë” banorët.

Fillimisht, ai qëndroi në “Dhomën e Rrëfimit”, ku tha që e kishte marrë malli për Donaldin, gjysmën e tij. I pyetur nëse e kishte menduar ndonjëherë të ishte konkurrent në “Big Brother VIP”, ai tha me humor: “E mendoj natën vonë, jo kaq herët”.

Madje nuk i kurseu as batutat, duke përmendur shpesh “Më li të flas”, shprehjen që thotë më shpesh Donaldin. Më pas, ai u zhvendos në Dhomën e Surprizave, ndërsa Donaldi u fut në Dhomën e Rrëfimit.

Ai tha se në këto ditë të vështira, do të donte të takonte pikërisht Romeon. “Më është dukur shekull pa e parë”, tha aktori referuar gjysmës së tij.

Në takimin më emocionues ndonjëherë, të dy u përlotën, dhe na përlotën edhe ne të gjithëve nga ekrani.

Referuar situatës së fundit, ai shprehu mbështetjen për vëllain e tij, duke theksuar se e rëndësishme është që ai të ndihet mirë dhe të bëjë çfarë do.

Romeo: A ishte kjo dëshira jote? Bëj atë që mendon ti. Unë i kam zgjidhur të gjitha hallet. Kështu që bëj ça mendon ti. Je shumë I fortë. Ngulite në kokë. Donald: Kam dashur atë aprovimin tënd, nëse e kam bërë mirë apo keq. Romeo: Edhe pse tentuan të të vinin me shpatulla pas murit, ti u tregove burrë.

Më pas Romeo u fut si gjasmë Donaldi, duke dalë nga dhoma e rrëfimit dhe duke u bashkuar me pjesën tjetër të banorëve. Beatrix e ndjeu që në fillim se diçka nuk po shkonte dhe mbeti e shtangur, por edhe pjesa tjetër e banorëve e kuptoi shpejt lojën që kishte menduar produksioni për sot.

Të ngjashme