Ndonjëherë njerëzit nuk e vlerësojnë gjendjen e mirë ekonomike apo shëndetësore në të cilën janë për momentin. Duhet të përjetojmë gjëra të këqija në jetë për ta vlerësuar sesa mirë kemi qenë dikur.
Kështu ka ndodhur edhe me modelen tashmë 57-vjeçare, Nastasia Urbano. Ajo dikur fitonte 1 milion dollarë në vit, vetëm për 20 ditë punë, ndërsa sot modelja më e paguar, është e pastrehë.
Ajo jeton në rrugët e Barcelonës, ku fajtor për gjendjen e saj të mjerueshme u bë një mashkull të cilin ajo e dashuroi shumë.
Një ditë isha duke ngrënë darkë me Jack Nicholson, ditën tjetër me Andy Ëarhol ose edhe me Roman Polanski. Shkoja në të njëjtën festë me Melanie Griffith, Don Johnson, Simon dhe Garfunkel. Do të shkoja në martesën e Madonna-s me Sean Penn, sepse aktori amerikan David Keith ishte i ftuar dhe unë isha e lidhur në atë kohë me të, por atë ditë ne u ngritëm nga një hangover dhe nuk mund të shkonim. Unë kisha gjithçka, isha duke jetuar si një mbretëreshë.”
Por jeta e modeles së famshme mori komplet rrjedhë tjetër kur u takua me mashkullin me të cilin ra në dashuri dhe u bë dhe babai i fëmijëve të saj. Ajo shprehet se ai e la pa para.
Ajo shton:
E vetmja gjë e mirë nga ajo marrëdhënie kanë qenë fëmijët e mi, pjesa tjetër ishte e tmerrshme. Ai paguante gjithçka me paratë e mia. Vetëm dy ditë pas njohjes ai donte që unë t’i blija një BMË dhe unë, si një budallaqe, unë nënshkrova një çek. Isha e dashuruar!
57-vjeçarja tani vuan nga depresioni dhe jeton në rrugë, sepse është dëbuar nga shumë shtëpi për arsye se nuk mund të paguante qiranë.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...