Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, viteve të fundit është shquar si një nga zërat më të famshëm të zhanrit pop në muzikën ndërkombëtare.
Hitet e shumta, bashkëpunimet me emrat e famshëm dhe puna e palodhur e ngjitën këngëtaren shqiptare me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, drejt suksesit dhe majave botërore.
Sonte (e diel) ajo është e ftuar si mentore speciale në spektaklin më të ndjekur të talenteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “American Idol”.
Ajo është pjesë e dy prej episodeve speciale të cilat janë xhiruar në Hawaii me 24 konkurrentët më të spikatur të këtij edicioni, ku vetëm pak prej tyre do të arrijnë të kualifikohen në fazën tjetër.
E teksa sot ftohet si mentore e veçantë për talentët e rinj në këtë spektakël, dikur vite më parë këngëtarja e hitit “I’m a mess” kishte dështuar të pranohej në audicionet e “American Idol”.
Këtë e kishte treguar vet Rexha në një nga pjesëmarrjet e këtij spektakli si e ftuar speciale, ku i kishte thënë një konkurrenteje: “Shumë vite më parë unë provova audicionet e ‘American Idol’ por nuk ia dola, kështu që për të gjithë ju që po më shihni nga ekrani tani, ju asnjëherë nuk mund ta dini [se çfarë e ardhmja mund të sjellë]”.
Pavarësisht se nuk ishte pranuar në “American Idol”, Bebe Rexha kishte vazhduar të punonte në karrierën e saj solo dhe të kompozonte këngë për të tjerët. Ajo është autorja e hitit “The Monster” të interpretuar nga Rihanna dhe Eminem.
Sot, 32-vjeçarja është një prej emrave eminentë në tregun botëror, e cila ftohet si mentore speciale në spektaklet që dikur e kishin refuzuar t’i jepnin mundësinë të merrte pjesë si konkurrente.
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...