Google ADS

Dikur “armike të përbetuara”, Shqipja dhe Tea bëhen sërish bashkë

08:25 | 4 Prill 2021
Trina Galanxhi

Të gjithë i mbani mend zënkat e bujshme të Teas dhe Shqipes gjatë emisionit “Për’puthen”.

Ato u zunë e u grinë me njëra-tjetrën, u ofenduan pafund dhe Shqipja i nxorri publikisht sekretet Teas, duke zbuluar lidhjen e saj të fshehtë me Beartin dhe lojën e saj me Andin.

Për muaj të tërë, debatet e tyre e thumbat e ashpër në rrjete sociale kanë qenë kryefjala e mediave, por s’thonë kot që gjithçka në atë emision bëhet për show.

Kjo pasi edhe dy “armiket e përbetuara”, Tea dhe Shqipja, janë bërë sërish bashkë.

Ato do të jenë të dyja të ftuara të dielën në emisionin “E diell” në “Top Channel” dhe s’po i besojmë dot syve e veshëve!

Ishte Shqipja ajo që ndau në InstaStory një foto të edituar nga fansat, ku shfaqej portreti i bashkuar i të dyja vajzave.

Shqipja e identifikoi veten si vullkan, teksa Teas i vendosi një akull.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme