Digjet lokali i “Drenicakut” të “O sa mirë” (FOTO)

00:07 | 29 Prill 2017
Arbresh.info

Rreth orëve të mbrëmjes është djegur një lokal në Fushë Kosovë, që thuhet se është i aktorit të serialit “O sa mirë”, Jeton Zogiani.

Si pasojë aty janë parë edhe ekipet e zjarrfikësve, të Policisë, si dhe të KEDS-it.

Siç merr vesh Telegrafi, për fat të mirë, përveç dëmeve materiale, nuk ka ndonjë të lënduar.

Dyshohet se shkaktar i djegies të ketë qenë instalimi elektrik.

Por, për ta qetësuar situatën Jetoni postoi një fotografi në rrjetin social Facebook duke treguar që është mirë.

jetoni

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme