Digjet edhe shtëpia e Iggy Azalea

09:31 | 10 Nëntor 2018
A. B.

Këngëtarja e famshme Iggy Azalea njoftoi se shtëpia e saj është duke u djegur, si pasoj e zjarrit që ka kapluar Kalifornin ditëve të fundit.

28 vjeçarja njofton fansat e saj që të mos merakosen sepse ajo nuk është në shtëpi, teksa flakët ja morën edhe kopshtin mbrapa shtëpisë.

“ Unë me të vërtetë jam shqetsuar për shtëpinë time që digjet”, u shpreh reperja në Twiter.

Ndërtjerash Azalea kërkoj nga të tjerët që janë aty ta informojnë për gjendjen rreth kanionit të Kalabas.

Shumë njerëz nga Kalifornia e Jugut dhe Kalifornia Veriore janë përballur me zjarrin që preku të premtën këto pjesë të SHBA-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme