Diellza e lumtur pranë Fisit dhe vajzës

21:41 | 8 Maj 2019
Trina Galanxhi

Modelja e njohur kosovare, Diellza Kolgeci në fund të muajit prill u bë nënë për herë të parë.

Ajo dhe basketbollisti Fisnik Rugova u bënë prindër të një vajze.

Çifti vogëlushen e kanë pagëzuar me emrin, Helena, ndërsa imazhe të saj kanë ndarë edhe me ndjekësit nëpër rrjete sociale.

Së fundmi, ishte Fisniku ai i cili e ka publikuar në Instagram një imazh të ëmbël së bashku me Diellzën dhe vajzën e tyre. Çifti  duken më të lumtur se kurrë pranë Helenës./21media/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme