Në ditëlindjen e tij të 48-të, manjati i Hip-Hopit dhe drejtori i Bad Boy Records, Sean Combs ka vendosur të ndryshojë emrin e tij sërish.
Ai nisi në industrinë e muzikës si Puff Daddy kur doli në skenë në vitet ’90, por më pas e ndryshoi në Puffy, P.Diddy, Diddy e tani “Brother Love”, transmeton portali arbresh.info
https://twitter.com/diddy/status/926915432556015616?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.iheart.com%2Fcontent%2F2017-11-04-diddy-has-changed-his-name-yet-again%2F
Sa ishte duke qëndruar në plazh, ai zbuloi ndryshimin e emrit në një video të postuar në Twitter.
“Jam lutur për këtë dhe kam vendosur. E di që ishte e rrezikshme, sepse disa njerëzve mund t’u dukej banale. Kam vendosur të ndryshojë sërish emrin”, tha ai.
“Nuk jam ai që kam qenë më parë. Jam diçka ndryshe”, shpjegoi më tej ai.
“Kështu që emri im i ri është Love A.K.A Brother Love. Unë nuk do t’i përgjigjem Puffy, Diddy, Puff Diddy, ose ndonjë nga emrat e tjerë, por Love dhe Brother Love”.
Nuk dihet ende nëse është zyrtare, mirëpo “Brother Love” mund të shihet në kërkimin e Google për “Diddy” në faqen e tij të Wikipedias./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...