Google ADS

Dhurata romantike e Justin Bieber për ditëlindjen e të dashurës

15:46 | 22 Nëntor 2018
A. B.

Ditën e sotme Hailey Baldwin feston 22-vjetorin e lindjes. Sigurisht që ky vit për të është shumë i veçantë, sepse Hailey feston për herë të parë si e martuar përkrah partnerit të saj, Justin Bieber.

Këngëtari e ka treguar shpesh se është shumë i dashuruar me Hailey-n dhe këtë do t’ja tregojë me prova edhe për ditën e saj të lindjes. Një burim i afërt i Justin ka treguar se ai ka vendosur ta surprizojë të dashurën e tij me disa dhurata.


“Ditëlindja e Hailey përkon me festën e ditës së falënderimeve në Amerikë, kështu ata do të festojnë me familjen e modeles dhe më pas do të nisen të dy së bashku për një udhëtim romantik”, – ka thënë ky burim për ‘Hollywood Life’.

Justin i ka treguar gjithmonë Hailey-t se ajo është shumë e rëndësishme për të, por këtë herë do të përfitojë nga kjo ditë e veçantë për t’i shprehur gjithë dashurinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme