Dhurata ‘ëndërr’ që ‘Kemali’ i bëri bashkëshortes në ditëlindjen e 32-të

07:18 | 5 Qershor 2018
Arbresh.info

Burak Ozçivit dhe Fahryie Evcen janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe mjaft të përfolur për martesen e tyre.

Por pavarësisht thashethemeve ata duken se janë mjaft të lumtur dhe ketë e shprehin herë pas here me postimet në Instagram. Sot Fahryie feston ditëlindjen e saj të 32-të dhe nuk kishte si të mungonte urimi nga bashkëshorti i saj.

“Gruaja ime e bukur, gëzuar ditëlindjen, me shendet e paqe sëbashku” – ka shkruar Burak në urimin e thjeshtë për bashkëshorten e tij.

Nuk dihet akoma nëse ai i ka dhuruar diçka për ditëlindje bashkëshortes, por surprizen e vërtetë duket se aktorja do ta marrë në përvjetorin e parë të martesës. Sipas mediave turke thuhet se aktori ka rezervuar një anije 6500 euro në datën 29 qershor, për përvjetorin e tyre që çifti të udhëtojë drejt Cruise Blue.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme