Dhurata Dora është kthyer në një nga personazhet më të pëlqyera në tregun muzikor shqiptar dhe jo vetëm.
Artistja, e cila ka sjell një sërë hitesh viteve të fundit, duket se ka kapur shifrën më të lartë në karrierë.
Në bazë të një postimi të ndarë në rrjetet sociale, kënga “Zemër” në bashkëpunim me Soolking është klikuar mbi 500 milionë herë në kanalin YouTube.
Dhe kjo bën që dueti i saj me artistin francez të cilësohet si ‘kënga e tretë’ me tekst shqip që arrin një sukses të tillë, pas “Bon Bon” të Era Istrefit dhe “Të ka lali shpirt” të Silvës, Dafit e Mandit.
Projekti njëherësh u punua në shtëpinë e hiteve, Redbox Entertainment nga producenti BigBang.
Ndërkohë, “Zemër” u lansua i plotë më 19 prill të vitit 2019.
Dhurata jo vetëm se po shënon suksese të mëdha në muzikë, pasi ditë më parë u bë pjesë e kompanisë së brendit Puma ku është zgjedhur për kampanjën e saj digjitale në tregun e Evropës. /Telegrafi/
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave