Një ngjarje tragjike ka ndodhur në koncertin e fundit të këngëtares Dhurata Dora dhe reperit algjerian, Soolking, në Algjeri.
Sipas BBC, pesë persona humbën jetën kur spektatorët nisën të shtypin njëri-tjetrin gjersa 21 persona janë plagosur dhe janë dërguar në spital.
Për herë të parë lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar këngëtarja shqiptare, e cila në një shkrim të publikuar në InstaStory i ka falënderuar të pranishmit për atmosferën, ndërsa ka thënë se është e dërrmuar nga lajmi për vdekjen e personave në këtë koncert.
“Faleminderit Algjeria që më mirëpritët aq ngrohtë. Ju dua. Por, lajmet e trishta më ka shkatërruar. Prehuni në paqe”, ka shkruar Dhurata Dora.
Përveç saj ,reagim pati edhe nga reperi Soolking, i cili gjithashtu duket të ketë ngelur i shtanguar nga kjo ngjarje.
“Është një trishtim i pafalshëm që na ka pushtuar të gjithëve pasi u njoftuam rreth kësaj tragjedie. Të gjithë jemi të shkatërruar dhe të tronditur, por e dimë se nuk është asgjë para dhimbjes që familjet dhe të afërmit e viktimave mund të ndiejnë. As unë dhe artistët që më shoqëronin në skenë nuk ishim të vetëdijshëm për këtë dramë dhe pasojat e saj të dhimbshme para dhe gjatë koncertit, gjë që shpjegon faktin që ne vazhduam performancën tonë. Askush nga ne nuk do të kishte dalë në skenë pasi ta kishim kuptuar këtë lajm fatal”, ka thënë Soolking.
Tashmë autoritet policore kanë nisur hetimet rreth incidentit fatal, ku pritet të arrestohen disa prej organizatorëve, sipas mediave lokale algjeriane.
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...