Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora, sot ka një ditë të vecantë.
Kjo sepse, këngëtarja shumë e suksesshme dhe e dashur për publikun po feston ditëlindjen e 29-të.
Në këtë ditë ajo ka pranuar urime të shumta nfa miq, kolegë dhe fansat e saj të shumtë, disa prej të cilave i ripostoi edhe në llogarinë e saj të Instagramit ku ndiqet nga më shumë se dy milionë persona.
Këtë vit këngëtarja po feston ditëlindjen në qytetin e New York-ut, teksa ka falënderuar të gjithë ata që e uruan dhe po e dëgjojnë këngën e saj të re.
“Ditëlindja në NY, faleminderit të gjithëve për urimet dhe për një milion klikime për një ditë, Criminal. Ju dua”, ka shkruar Dhurata sipër një postimi.
View this post on Instagram
Ndërkohë, Dhurata aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Criminal”, të cilin e solli bashkë me videoclip.
Projekti i ri i saj u lansua pak ditë më parë dhe deri tani ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në kanalin zyrtar në YouTube.
Kujtojmë që artistja po e përmbyll një vit tejet të sukseshëm dhe me plotë angazhime në koncerte e mbrëmje muzikore. /Telegrafi/
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...