Kënga “Zemër” nga Dhurata Dora dhe reperi algjerian, Soolking, pati një impakt të madh te publiku që në ditët e para të publikimit.
Numri i madh i shikimeve që kjo këngë ka marrë në kanalin YouTube, e tregojnë më së miri se si kënga “Zemër” ka fituar vërtetë zemrat e fansave.
Tani ajo numëron mbi 50 milionë klikime, në vetëm dy javë pas lansimit të saj.
Bashkëpunimi i gërshetuar në tri gjuhë ka qenë tejet atraktiv për publikun, dhe kjo është ndër arsyet që “Zemër” vazhdon të renditet lartë edhe në top listat e shumta muzikore.
Producent i këngës është Big Bang Beats, i cili është i njohur tashmë për prodhimet e tij muzikore që kanë shijuar sukses edhe jashtë vendit.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...